Droga e kapur në Maqedoni, Berisha bën denoncimin e fortë: Ku u...

Droga e kapur në Maqedoni, Berisha bën denoncimin e fortë: Ku u zhdukën 1,3 ton kokainë? Apo u shkarkuan në Xibrakë?

129
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha denoncon së fundmi, se një sasi e madhe kokaine në kamionin që u zbulua në Maqedoninë e Veriut dhe kishte kaluar nga Shqipëria, është zhdukur.

Berisha ka ngritur aludimet se ky kamion, kishte “pushuar” në Xibrakë. Në një postim në Facebook e tij, Berisha ngre pyetjen: “u shkarkuan në afërsi të Xibrakës ku thuhet se prej dy vitesh funksionon një fabrike e madhe mielli i Partise?!?.

POSTIMI I PLOTE

Super xhalo me 1.3 ton kokaine. Zhduket ngarkesa prej 1.3 tone Kokaine. Miq, nje ngarkese prej 1,3 ton kokaine me vlere tregu 300 milion euro u zbulua sot ne nje magazine ne nje fshat te Maqedonise se Veriut. Ngarkesa ishte shkarkuar nga nje anije ne portin Bar te Malit te Zi. Prej aty kokaina e ngarkuar ne kamion ka hyre nga Hani i Hotit ne Shqiperi dhe pas nje pushimi shplodhes ne Xibrake ka kaluar ne Qaf Thane pa i hyre ferra ne kembe!

Mirepo policia e Maqedonise se Veriut njofton se ajo ka konfiskuar gjithsej 1 kg kokaine nga 1,3 ton qe ishte kokaina ne banane dhe se ka arrestuar dy shofere dhe nje magazinier.

Problemi ketu komplikohet dhe lind pyetja se ku shkuan 1299 kg kokaine. U zhduken gjate rruges nga Qaf Thana ne Shkup? Apo u shkarkuan ne afersi te Xibrakes ku thuhet se prej dy vitesh funksionon nje fabrike e madhe mielli i Partise?!?

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY