“1,3 ton kokainë në Maqedoni”, SPAK e dinte për kamionin, zbulohet urdhëri...

“1,3 ton kokainë në Maqedoni”, SPAK e dinte për kamionin, zbulohet urdhëri për policinë shqiptare

106
0
Shares

Pas kapjes së 1.3 ton kokainë në Maqedoni, Prokuroria shqiptare konfirmoi se ka qenë në dijeni të kalimit të kamionit në territorin shqiptar.

Burime të prokurorisë thanë se SPAK ka qenë në dijeni dhe pjesë e hetimit”.

“Ngarkesa kaloi tranzit në Shqiperi, nuk ka lidhje me vendin tonë. Kalimi i kontrolluar i ngarkesës me kokainë ishte pjesë e hetimit për të zbardhur rrjetin e trafikut” informojne keta burime duke shtuar se prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për hetimin e kokainës

Sipas grupit te hetimit, kamioni me kokainë ka hyrë në Shkodër nga Mali i Zi dhe ka dalë në Pogradec drejt Maqedonisë së Veriut. Sipas prokurorisë, destinacioni i drogës ka qenë në Maqedoni dhe se  nuk ka shqiptarë të implikuar, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Ndërkohë, pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mjetet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve.

Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY