1.3 ton kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut, reagon policia...

1.3 ton kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut, reagon policia shqiptare, roli i tyre në operacion

60
0
Shares
Foto Ilustruese

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se operacionii djeshem ne Maqedonine e Veriut ishte ndërkombëtar dhe roli i policisë shqiptare synonte dorëzimin e kontrolluar të kësaj sasie lënde narkotike në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ministri i Maqedonise sqaroi sot nga ana tjeter se nga 1,3 ton kokaine qe thuhet se u kap, ata kishin arritur te sekuestronin vetem 1 kg, ndersa pjesen tjeter e ka nje shtet tjeter.

REAGIMI I PLOTE I POLICISE SE SHTETIT

Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY