Shënohet viktima e dytë nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Ndaje

Shënohet viktima e dytë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e komplikimeve nga gripi sezonal. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se gjatë fundjavës, një burrë ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal derisa njëkohësisht vuante nga një sëmundje tjetër.

Sipas Alsat, Viktima e parë ishte një vajzë 13-vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve. Momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve me grip.

Të enjten përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë mundësinë për mbylljen e përkohshme të shkollave, në rast se numri i rasteve me grip ka tejkaluar pragun normal të sezonit të gripit.

Nderkaq dhe ne Shqiperi pati disa viktima nga gripi i sezonit, duke perjashtuar infektime nga viruse te tjera te cilat qarkullojne ne bote, por nuk eshte perjashtuar rreziku, pasi sallat e urgjences jane plot me pacientë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje