Pengmarrja e Jan Prengës/5 të arrestuarve iu ‘vjen’ zëri, kërkesë të re...

Pengmarrja e Jan Prengës/5 të arrestuarve iu ‘vjen’ zëri, kërkesë të re gjykatës

184
0
Shares

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e pa pranuar kerkesen për ndryshimin e masës së sigurisë për 5 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Festim Bexhdili  mohojnë akuzat, ndaj kërkojnë lirimin.

Por kujtojme se nje kamera e sigurisë ka filmuar levizjet. Kamera ne resortin “Golden” ka zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e 49-vjeçarit të cilët kishin shkatërruar gjithë pikat tjera të survejimit duke harruar regjistrimin në fjalë.

Kamera ka xhiruar gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza. Hetuesit mendojnë se pengun e kishin qëlluar me thikë në Kamëz. Grupi hetimor ka bindjen se autorët nuk kishin planifikuar ta vrisnin Prengën por ta mbanin peng, ndërsa pas rezistencës së 49-vjeçarit situata u ka dalë nga kontrolli.

Pasi e kanë mbajtur për rreth 20 minuta në garazh, autorët e  kanë transportuar viktimën me një furgon të bardhë ndërsa policia e cila ka nisur të ndjekë mjetin ka humbur gjurmët duke mos arritur në destinacionin final. Ende sot policia nuk ka arritur te gjeje trupin e Jan Prenges, nderkaq dje u publikuan dhe pamjet e para te viktimes disa minuta para se te merrej peng, ku u pane dhe levizjet e rrembyesve te cilet e monitoronin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY