Ish-deputetja bën denoncimin nga QSUT: Shpenzohen miliona euro dhe po reduktohen sallat...

Ish-deputetja bën denoncimin nga QSUT: Shpenzohen miliona euro dhe po reduktohen sallat kirurgjikale

45
0
Shares

Ish-deputetja e njohur e PD, Oriola Pampuri ka denoncuar nga QSUT te verteten sipas saj te sallave kirurgjikale ne kete spital.

Sipas saj, e vërteta për sallat e kirurgjisë eshte qe nga 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër, kanë mbetur vetëm 7 me 90 shtretër.

Sipas saj ka dhe nje problem tjeter qe lidhet me kete spital.

“Ka edhe një problem tjetër madhor me sallat e reja të kirurgjisë. Përveç mbylljes së disave prej tyre dhe mbylljes se sallës së urgjencës në katin e parë, sistemi i ri vonon me disa minuta zhvendosjen e pacientëve me rast urgjence, duke rrezikuar jetën e qytetarëve”,-denoncon ish-deputetja.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI NË DENONCIMIN TEK QSUT

Pas propagandës për sallat e reja të kirurgjisë, sikur shqiptarë të ishin mjekuar shpellave deri më sot, ka një të vërtetë krejt ndryshe. Numri i sallave të shërbimit dhe numri i shtretërve për pacientët është zvogëluar.

Këtë të vërtetë kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë duan ta fshehin pas propagandës me fasadën.

Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër.

Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune.

Reduktimi i sallave të kirurgjisë në QSUT ka sjellë edhe mbylljen e sallave të urgjencës. E vërteta është se ato u mbyllën, jo për shkak të përqendrimit në një godinë të vetme, por për shkak të korrupsionit. Sepse nuk ka para dhe nuk ka reanimatorë.

Qeveria nuk ka prioritet pacientët për t’u krijuar kushte sa më të mira, pasi paguan 35 milionë euro në vit për disa koncesione korruptive dhe të dështuara në shëndetësi.

Ka edhe një problem tjetër madhor me sallat e reja të kirurgjisë. Përveç mbylljes së disave prej tyre dhe mbylljes se sallës së urgjencës në katin e parë, sistemi i ri vonon me disa minuta zhvendosjen e pacientëve me rast urgjence, duke rrezikuar jetën e qytetarëve

Nga kati i parë, tani pacientët me urgjencë kalojnë në disa korridore, futen në ashensorë dhe ngjiten në katin e pestë, duke marrë kohë të çmuar nga jeta e tyre në rrezik.

Ky sistem përplas urgjencat me operacionet e planifikuara. Duke mos patur një sallë të posaçme për urgjencat, operacionet e planifikuara të pacientëve mund të zhvendosen, duke thelluar kaosin dhe duke ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit, apo akoma me keq, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen privatit me shpenzime të tjera kolosale.

Të gjitha këto shqetësime i kanë ngritur disa nga mjekët kirurgë më të mirë të vendit. Siç jeni njohur, ata firmosën një peticion, ku i kërkuan Ministrisë së Shëndetësisë të mbajë hapur sallat e kirurgjisë së urgjencës, duke e quajtur mbylljen dhe reduktimin e sallave një atentat ndaj shërbimit të kirurgjisë. Për fat të keq, fjala e tyre nuk u dëgjua nga kjo qeveri që veshët i mban hapur për të dëgjuar dhe plotësuar kërkesat e një grushti oligarkësh që kanë marrë peng sistemin e drejtësisë.

Prandaj, disa nga përgjegjësit kryesorë, si Ogerta Manastirliu apo Ilir Beqja duhet të japin llogari para drejtësisë për dëmin e madh që i kanë shkaktuar sistemit shëndetësor me koncesionet korruptive.

Partia Demokratike shpreh bindjen se një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vlerë vota, nuk ka prioritet qytetarët, por pasurimin e paligjshëm për vete. Gjithçka lidhet me votën e lirë, me llogaridhënien para votuesve dhe para drejtësisë!

/DRONi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY