Hajduti nga Tirana në gjyq bashkë me të dashurën, zbardhet dëshmia e...

Hajduti nga Tirana në gjyq bashkë me të dashurën, zbardhet dëshmia e vajzës: E doja Astritin, nuk e dija që vidhte

184
0
Shares

Astrit Thaçi, i cili u be i njohur nga vjedhjet e shumta ne kryqyetet,dhe e dashura e tij  kane dale ne gjyq, per t’u njohur me masen e sigurise. Gjykata pranoi kerkesen e organit te akuzes dhe vendosi ta lere ne burg te riun, ndersa e dashura e tij u la me detyrim paraqitje.

Ne nje rrefim te saj te siguruar sot nga Panorama Online ajo theksonte se njohjen me Thaçin e ka pasur përmes rrjetit social Facebook dhe se nuk ka pasur dijeni që ai vazhdontë të grabiste.

Por ka rrëfyer se kur janë njohur, ai i ka treguar për të kaluarën e tij dhe e reja tha se i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga ky ves.

Pak kohë më parë kuptova që merrej me këtë punë dhe i kërkova të hiqte dorë. Mendova se nuk merrej më me këtë punë. Kisha lidhje serioze me Astritin, nuk ishte thjesh për të kaluar kohën. Unë e doja”.

Pas “skifterit” të Durrësit qëndronte një 20- vjeçare nga kryeqyteti, e cila e mbështeste dhe e ndihmonte t’i fshihej Policisë pas grabitjeve që kryente, dyshon Policia të cilën e ka akuzuar si bashkëpunëtoren e tij të vetme.

Burime nga Policia kanë bërë të ditur se identifikimi i saj dhe përfshirja në krimet e të riut, është zbuluar pas përgjimeve të bëra për arrestimin e Astrit Thaçit. 20-vjeçarja dyshohet se e strehonte të dashurin e saj, pasi arrinte të grabiste shuma të ndryshme parash në biznese të ndryshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY