EMRAT/OFL i kërkon Ervis Martinajt të justifikojë pasurinë, kërkesa dhe për dy...

EMRAT/OFL i kërkon Ervis Martinajt të justifikojë pasurinë, kërkesa dhe për dy vëllezër nga Tirana

230
0
Shares

Këtë të mërkurë, Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive edhe dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, të dënuar në Itali për vrasje dhe trafik të armëve si dhe Ervis Martinajt.

Brenda 48 orësh, të tre, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e OFL-së.

Ervis Martinaj, momentalisht është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

Tre subjektet e OFL

Ervis Martinaj nga Kurbini në hetim vrasje me paramendim
Arben Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje
Valetino Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY