“Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama”, Zhupa tregon...

“Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama”, Zhupa tregon një për një arritjet e kryeministrit

110
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama të dështuar dhe korruptuar. Në një postim në Facebook, Zhupa thekson se arritjet e Ramës janë kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Europës dhe vend më të korruptuar në rajon.

Ndërsa për Lulzim Bashën ajo nënvizon se është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin.

Lulzim Basha punoi per dokumentimin e krimeve te luftes ne Kosove, pavaresine dhe njohjen nderkombetare te saj, Edi Rama, siç e thone media dhe eksperte nderkombetare, u investua personalisht per ndarjen e saj”,-shkruan Zhupa.

Reagimi:

Lulzim Basha nuk ka asnje lidhje me ate qe perfaqeson Rama! Sepse te punosh per qytetaret sipas Rames eshte deshtim. Te punosh per krimin, jo!

Te ndalosh mafian e ndertimit, sipas Rames, eshte deshtim, te jesh partner i saj dhe t’i pastrosh parate me kulla shumekateshe, jo! Te ndertosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Rames, eshte deshtim, te vjedhesh cdo qindarke deri dhe tek sherbimin shendetesor, jo! Te perfaqesosh vlerat qytetare, sipas Rames, eshte deshtim, te kriminalizosh shtetin dhe qeverine, jo! Ky modeli i Edi Rames duhet zhdukur nje ore e pare!

Basha eshte modeli i politikanit europian, qe mbart ne karrierien e tij arritje historike per vendin.

Ai eshte nder kontribuesit kryesore per ndertimin e rruges se kombit, Rama u vuri takse shqiptareve te veriut dhe Kosoves. Basha eshte nder kontribuesit kryesore te anetaresimit te vendit ne NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.
Nen lidershipin e Bashes, Shqiperise iu liberalizuan vizat, Rama perzuri shqiptaret nga vendi i tyre, i ktheu azilant që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varferoi Shqiperine.

Lulzim Basha punoi per dokumentimin e krimeve te luftes ne Kosove, pavaresine dhe njohjen nderkombetare te saj, Edi Rama, siç e thone media dhe eksperte nderkombetare, u investua personalisht per ndarjen e saj.

Ai mashtroi shqiptaret per 300 mije vende pune, shendetesi falas, rend dhe siguri, ulje te cmimit te produkteve te shportes, ulje te çmimit te energjise, etj. E shnderroj Shqiperine ne vendin me taksat dhe çmimet me te larta, ku 1/3 e qytetareve nuk sigurojne dot as ushqimin e perditshem.

Arritjet e Rames, me te cilat tashme ka nje vend te percaktuar ne histori, jane kriminalizimi i shtetit, shnderrimi i Shqiperise ne Kolumbine e Europes, vendi me i korruptuar dhe ne emigracionin me te madh. Nese deshtimi do te kishte nje emer tjeter, ai do te ishte Edi Rama!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY