Ambasadorja amerikane, takim me Meten, Ramen dhe Bashen: Presim...

Ambasadorja amerikane, takim me Meten, Ramen dhe Bashen: Presim te jene te pergjegjshem

179
0
Shares

Ambsadorja amerikane ne Tirane Yuri Kim ka takuar ne menyre te papritur tre drejtuesit kryesore te shtetit dhe politikes ne Shqiperi; Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozites Lulzim Basha.

“Sot une takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara.

Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit.

Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike.

Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Njoftimi i Ambasades amerikane:

🇦🇱️ | “Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e SHBA”. Deklarata e plotë e Ambasadores Yuri Kim: https://bit.ly/2SWCyFr

🇺🇸️ | I met today with PM Edi Rama, President Ilir Meta, and DP Chair Lulzim Basha to discuss recent developments and U.S. expectations. Full statement by Ambassador Yuri Kim: https://bit.ly/3c0TT90

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY