Meta thërret Bashën në Presidencë, zbardhet se çfarë i kërkoi Presidenti opozitës

Meta thërret Bashën në Presidencë, zbardhet se çfarë i kërkoi Presidenti opozitës

140
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me liderin e opozitës Lulzim Basha një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga maxhoranca.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, z. Tedi Blushi, i cili informon dhe për diskutimin mes Kreut të Shtetit dhe kreut të PD.

Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha. Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY