Dalin pamjet nga aksidenti spektakolar në SHBA, piloti i njohur në gjendje...

Dalin pamjet nga aksidenti spektakolar në SHBA, piloti i njohur në gjendje të rëndë

54
0
Shares

Një aksident spektakolar ka terhequr vemendjen e mediave amerikane ne garen e njohur Dytona 500 të kampionatit NASCAR në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e  Denny Hamlin u zbeh nga aksidenti spektakolar dhe tragjik i pilotit ekspert Ryan Newman. Në xhiron e fundit, makina e tij që po luftonte për fitoren u përplas me murin rrethues dhe me një tjetër mjet, duke fluturuar disa sekonda në ajër.

Piloti 42-vjeçar u shtrua urgjentisht në spitalin e Halifax, dhe ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Newman kishte fituar pikërisht këtë garë në vitin 2008, dhe është një nga veteranët e kategorisë, me  19 vjet eksperiencë në NASCAR. Aksidenti i tij terhoqi dhe vemendjen e presidentit DOnald Trump, i cili eshte lutur per shendetin e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY