Autobusi i linjës në kryeqytet përplaset me makinën e policisë, plagosen tre...

Autobusi i linjës në kryeqytet përplaset me makinën e policisë, plagosen tre gra

68
0
Shares

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës “Tirana  e Re” është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore.

“Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe”, thuhet në njoftimin e bluve të Tiranës.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY