Tragjedia në Itali, airbag-u i merr jetën foshnjës shqiptare

Tragjedia në Itali, airbag-u i merr jetën foshnjës shqiptare

95
0
Shares

Një aksident rrugor ka sjellë tragjedi për një familje shqiptare në Piza, me humbjen e jetës së fëmijës që sot mbushte dy muaj nga lindja.

Aksidenti përfshiu të paktën tri makina, midis të cilave edhe ajo e familjes shqiptare. Sipas burimeve nga policia, fëmija i vogël mori dëmtime të rënda nga hapja e airbag-ut pas përplasjes.

Ai ishte vendosur në ndenjësen e tij në sediljen e parë, ndërsa nëna me djalin tjetër ishin ulur prapa, ndërkohë që babai ishte në timon.

Fëmija u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë me shtypje ne gjoks dhe koke, ku mjekët bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por pa sukses. I vogli u nda nga jeta rreth orës 22:30.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY