Sherr dhe përplasje me armë në Korçë, në kërkim dy vëllezër, policia...

Sherr dhe përplasje me armë në Korçë, në kërkim dy vëllezër, policia jep detajet

64
0
Shares

Një sherr mes tre personave ka ndodhur në Korçë, ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në lagjen 8 të qytetit, ku janë përfshirë dy vëllezër dhe një tjetër person, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia thotë se  “rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Ndërsa shtetasi E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY