SHKODER/ Eksploziv administratorit te klubit Vllaznia

SHKODER/ Eksploziv administratorit te klubit Vllaznia

174
0
Shares

Një sasi eksplozivi është vendosur në automjetin e administratorit të Vllaznisë, ish-futbollistit, Suad Lici.

Lenda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi ai e ka dalluar poshtë makinës dhe ka njoftuar policinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Ahmet Haxhia’ në Shkodër.

Shkodër/ Informacion paraprak :

Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY