KOMENTI/ Nuk ka nevojë të jesh në ’45-ën për të kuptuar diktaturën

Ndaje

Nga Ylli Manjani

Sigurisht që nuk jemi në vitin ’45. Ndaj diktatura nuk ka se si të duket si ajo e atij viti.

Pa dyshim që në kohët e sotme ka forma e mënyra të tjera. Diktaturat sot nuk vijnë si në ’45-ën. Pushteti e ruan pak opozitë, pak media kritike e pak treg gjysëm të lirë.

Thelbi i diktaturave moderne është kontrolli i gjykatave. Pushteti nuk ka besim tek blerja e tyre me para. Sepse gjykatësit siç i blen edhe të shiten.

Ndaj përdoren metoda të tjera. Në Hungari, psh qeveria dyfishoi numrin e gjykatësve kushtetues. Të rinjtë ishin të kontrolluar nga pushteti, kështu që nukli i gjykatëve që ishin mbeti në minorancë.

E njëtja formulë pak a shumë u përdor në Poloni. Hollohet tretësira e patretshme…

Varianti tjetër është modeli Chaves. Ky i fundit vendosi me ligj që parlamenti vendoset mbi gjykatat.

Gjykatësit në këto kushte tërhiqen ose nënshtrohen. Vetvriten për t’i shpëtuar “pushkatimit” politik. Lënë vendet bosh për t’u plotësuar nga të rinj të brumosur me edukatë politike…

Pra diktaturat sot shfaqen si ndryshime ligjesh e strukturash dhe jo si pasojë e luftërave ku fitimtarët i marrin të gjitha për njëherë.

Në të gjitha rastet arsyeja është një “Qëllim i mirë”. Zakonisht thuhet se po luftohet korrupsioni, ose po luftohet krimi. Tema seksi që populli i ha rehat…

Shihini me vemendje se ç’ka bërë pushteti politik këtu. Një model Chaves i gërshetuar me pak Hungari dhe poloni…

Shkarkime masive gjykatësish dhe rritje të numrit të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Pa harruar realitetin puro shqiptar që është lënia e vendit pa Gjjykatën Kushtetuese, pra vendosjen e qeverisë mbi çdo pushtet.

Çudia është se perëndimi i dënoi ndërhyrjet në drejtësi në ato vende. Në Shqipëri i duartroket!!!!

Kur mendoj se i njëjti perëndim refuzoi të bënte të njëjtën “refornë” në Maqedoni e Kosovë, bindem gjithnjë e më shumë se diktatura nuk importohet… Të huajt nuk sjellin më vlerat e demokracisë, por mbyllen tek valixhja e interesave.

P.S. ka shumë njerëz që kur dëgjojnë fjalën “diktaturë” refuzojnë ta pranojnë, sepse kanë parasysh kohën e Enverit. Duhet të kuptojmë se ajo kohë nuk përsëritet siç ishte, por në forma të tjera, që fillojnë nga pak e çdo ditë dhe përfundojnë me pushtet që kontrollon çdo gjë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje