I denuar per shfrytezim prostitucioni, drejton nje dege te PS ne Fier...

I denuar per shfrytezim prostitucioni, drejton nje dege te PS ne Fier dhe delegat ne Kongres

475
0
Shares

Nje nga drejtuesit e PS ne Fier, Sefret Hoxhaj akuzohet se eshte denuar me heret per shfrytezim prostitucioni ndersa tani drejton ne PS ndersa figuron ne listen e delegateve te Fierit në kongresin e PS.

Hoxhaj është kryetar i Partisë Socialiste të Cakranit që prej vitit 2015, ndërkohë që ka pasur poste të rëndësishme drejtuese shtetërore prej vitesh. Ai ka qënë drejtor i OSHEE për rajonin e Fierit dhe drejtor i Burimeve Njerëzore në kompaninë shtetërore të naftës “Alpetrol”.

Hoxhaj nuk ka paraqitur në asnjë rast në formularin e dekriminalizimit, faktin se ka qënë i dënuar nga gjykata e Fierit në qershor 1999 me burg, nën akuzën e trafikut të femrave, me qëllim përdorimin e tyre për prostitucion, shkruan Pamfleti ndersa publikon edhe vendimin e gjykates.

Më konkretisht, Sefret Agur Hoxhaj, i cili në vitin 1999 figuronte me arsim 8 vjeçar, është dënuar me 4 muaj e gjysmë burg për rrëmbimin e një vajzë me inicialet A.I, për qëllime prostitucioni, në bashkëpunim me Gentian Tahirin.

Pasi e kanë rrëmbyer vajzën, ata e kanë strehuar strehuar në Cakran, me qëllim përgatitjen dhe dërgimin e saj jashtë vendit. Vajza për fatin e mirë ka mundur të arratiset nga banesa, ku e kishin mbyllur pa dëshirën e saj këta dy trafikantë dhe është dorëzuar në polici.

Pasi janë arrestuar, Hoxhaj dhe Tahiri, i janë nënshtruar gjykimit të shkurtuar të kërkuar prej tyre, duke kërkuar mëshirë. Gjykata, me vendimin nr. 140 datë 23 qershor 1999 ka dënuar Sefret Hoxhajn me 4 muaj e gjysmë burg, ndërsa Gentian Tahirin me kohën e paraburgimit.

Por Sefret Hoxhaj sërish nuk qëndron në binarët e ligjit, teksa nga pozicioni tashmë i kryetarit të PS të Cakranit dhe drejtues i lartë në drejtoritë rajonale të Fierit, më 2016 akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë, para oficerit të policisë gjyqësore”, sakteson Pamfleti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY