Vetvrasja e Kacifas, te gjitha provat qe u publikuan ne nje dokumentar para 2 vitesh

Ndaje

Versioni se Kostandinos Katsifas ishte vetëvrarë, dhe jo vrarë siç u tha asokohe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë,  u sqarua dy vjet më parë, nga gazetari Ferdinand Dervishi, permes nje dokumentari publikuar ne abcnews, duke iu referuar fakteve të gjetura në vendin e ngjarjes, si edhe të dhënave të tjera nga grupi hetimor. Atë kohë Dervishi, doli në përfundimin se Kostantin Katsifas nuk u vra nga RENEA, por ishte vetëvrarë në një moment të rëndë psiqik.

Në dokumentarin e publikuar në tetor 2018, Abc Story theksoi se Kostas Katsifas kishte dy plumba pranë zemrës, të cilët kishin hyrë diagonalisht nga poshtë-sipër.

Ky fakt si edhe detaje të tjera të siguruara nga Abc Story konfirmuan se ai nuk është qëlluar nga RENEA, por kishte qëlluar veten. Për të folur në lidhje me këtë Dervishi ishte i ftuar në studio me gazetarin Endri Xhafo.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Si ndjeheni pas kaq kohësh kur ekspertiza të jep të drejtë?

Ferdinand Dervishi: Çdo gazetar do ndjehej shumë mirë. Kemi bërë një dokumentar të tërë me këtë argument që ai njeri nuk është vrarë nga RENEA por është vetvrarë. Që të bësh një dokumentar duhet që të kesh disa të dhëna dhe informacione shumë të sakta.

Aktualisht kemi një pohim  të prokurorisë ndaj një gazetari të besueshëm. Pra lajmi i sotëm është që përpos informacioneve që kishim përpara dy viteve, kemi dhe burime të tjera nga Prokuroria, përmes një gazetari të besueshëm se Katsifas është vetvrarë.

Pra Elton Qyno është një nga gazetarët e besueshëm të medias. Dua të sqaroj vetëm faktin se si arrita në atë kohë të gjeja lajmin. Në mënyrë tjetër e kam gjetur, dhe në mënyrë të ndryshme e kam trajtuar në dokumentar.

Gazetarët punojnë me burime. Në atë kohë e mora informacionin të saktë, që ai njeri kishte dy vrima plumbi në gjoks, nga të cilat një prej tyre ishte dallueshëm me barut.

Cdo të thotë kjo? Njolla baruti, lë një qitje kur një njeri vetvritet, ose vritet duke ja ngjitur armën në trup. Pra ai është vetvrarë me kallashnikovin e vet.

Goditja e parë ka qenë me puqitje ose (puthitje), ndërsa goditja e dytë është më e largët, pasi është shtyrë nga gazrat që lëshon arma kur shtin. Ky ishte informacioni që mora atë kohë.

Endri Xhafo: Si është ky version që është vetvrarë me 2 plumba, se shumë të tjerë kanë dyshime, thonë si rasti i Mehmet Shehut.

Ferdinand Dervishi: Sipas ekspertëve kur qëllon me kallashnikov, qitja nuk nxjerr plumbat tek e tek, 2 do ikin patjetër. Në atë kohë nuk  mund të thonim burimin, sepse çështja ishte shumë sensitive.

Menduam ta sjellim të vërtetën në tjetër version. Gjetëm fillin tek një mjek grek, i cili u lejua atë kohë, të shihte ekspertimin e trupit të Katcifas. Mjeku grek atëherë tha: Kishte dy vrima në gjoks afër njëra tjetrës, në zonën e zemrës.

Më pas u tha se u vra nga RENEA. Në fakt RENEA e kishte rrethuar, dhe ishte në largësi të madhe.  Sipas ekspertëve, nuk mund të ketë asnjë shans, dhe qitësi më i mirë të jetë, nuk realizon dot në një distancë të atillë 2 qitje herë afër njëra tjetrës, në një shënjestër të lëvizshme. Ekspertë të ndryshëm konfirmonin se ishte e pamundur të realizohej një qitje e atillë në atë largësi.

Detaj tjetër ishte se RENEA ka patur dy lloj armësh, por asnjë nga ato nuk ishte përdorur në këtë ngjarje, edhe RENEA atë kohë, e konfirmoi.

Kjo vërtetonte faktin se Katsifas nuk ishte vrarë nga armët e RENEAS.

Duke patur gjithë këto informacione, në këtë formë e ndërtuam dokumentarin atë kohë.

Në këtë histori pati një problem të madh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në atë kohë, gënjeu Kryeministrin, duke thënë se Katsifas ishte vrarë nga RENEA.

Duke nxituar ti thoshte Kryeministrit se e vrau RENEA, u detyrua të mbetej ky version. Sepse ky version iu tha edhe grekëve.

Endri Xhafo: Përse ndodhi kjo?

Ferdinand Dervishi: Mendoj një nxitim i rastit, i gabuar, që për mendimin tim, që në atë kohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ishte dorëhequr, sepse gënjeu kryeministrin dhe sepse nuk u korigjua në kohë.

E vërteta duhej të ishte thënë që në atë kohë, nxitimi i deklaratës se ishte vrarë nga RENEA, bëri që të na plaste një zjarr i madh, i cili shkaktoi tensione midis dy vendeve. Alexis Cipras u tregua shumë i kujdeshëm në deklarata, atë kohë.

Endri Xhafo: Cili ishte interesi i Katsifaj të vetvritej?

Ferdinand Dervishi: Pjesa më e madhe e dokumentarit në ABC Story tregon se pse Kasifas kreu këtë akt. Fatmirësisht në atë periudhë Katsifas kishte dy llogari në Facebook, e cila një prej tyre, u mbyll pas publikimit të dokumentarit.

Po të shihje me kujdes profilin e tij kuptoje se përse kishte ndërmarrë një akt të tillë.

Ajo që kuptuam nga profili i tij, ishte se, ai ishte një djalë që duket se kishte përjetuar shumë keq një divorc, nga e cila kishte një fëmijë. Duket se kishte patur edhe një goditje psiqike, dhe kështu kishte rënë në rrjetën e Agimit të Artë.

Aq shumë ishte përfshirë ai në “misionin” e Agimit të Artë, sa flamuri i tij, prej 10 m është përdorur edhe pas vdekjes së tij, në protestat që zhvilloheshin në Greqi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Ai çfarëdo lloj gjëje që kishte, edhe para, ja çonte Agimit të Artë. Në profilin e tij flitej edhe për takime në kufirin me Shqipërinë, ku Katsifas i priste për qëllimin final.

Një ditë përpara se të vetvritej, Katsifas kishte shkruar në Facebook: Greqi ose vdekje! Pra ky njeri ishte fabrikuar pranë Agimit të Artë, që atë ditë, të bënte atë që bëri.

Endri Xhafo: Kemi reagim të Prokurorisë së Gjirokastrës sot që thotë se çështja është ende në hetim.

Ferdinand Dervishi: Ne i dërguam Prokurorisë së Gjirokastrës dhe asaj të Përgjithshme, përpara 1 viti, një këresë për informim për këtë çështje. Ata na kthyen të njëjtën përgjigje si sot. Pra që çështja ishte në hetime paraprake.  Jemi akoma në disa limite të pranueshme ligjore që duket se për çështje të një rëndësie të veçantë mund të zgjaten hetimet paraprake./abcnews.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje