Macron premton t’i hapë negociatat për Shqipërinë, por sërish vendos një kusht

Macron premton t’i hapë negociatat për Shqipërinë, por sërish vendos një kusht

150
0
Shares

“Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.” Kështu njofton sot Reuters.

Por duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars…, – ka nënvizuar ai, – në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”

Deklarata u bë nga Konferenca për Sigurinë që po mbahet në Mynih, njofton Reuters.

Macron kishte refuzuar të aprovonte fillimin e të ashtuquajturave negociata të pranimit në një samit në tetor, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY