KLSH zbulon shifren marramendese, Shqiperise i kerkohen 1.3 miliarde, Avokatura e Shtetit...

KLSH zbulon shifren marramendese, Shqiperise i kerkohen 1.3 miliarde, Avokatura e Shtetit s’beri pune

326
0
Shares

Kompanitë e huaja i kerkojne Shqipërise në gjykatat e arbitrazhit  1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim, raporton Kontrolli i Larte i Shtetit.

Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të lartë të shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe.

Sipas auditit, aktualisht ndaj Shqipërisë ka 9 padi aktive në gjykatat e arbitrazhit, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre i përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar shqipërinë 110 milionë euro. Por ky vendim nuk quhet ende përfundimtar pasi Shqipëria e ka ankimuar dhe procesi vazhdon, transmeton top channel mbeshtetur tek raporti i KLSH.

Por veç dy padive nga kompanitë e italianit, kundër Shqipërisë janë edhe 7 gjyqe nga kompani të tjera. Pjesa dërrmuese e këtyre padive janë kundër ministrisë së energjisë dhe agjencive në varësi të saj.

Ndaj AlbPetrol dhe agjencisë kombëtare të burimeve natyrore janë dy padi aktive në arbitrazh, ku pretendimi i kompanive është për dëmshpërblim mbi 110 milionë euro. Autoriteti rrugor shqiptar është paditur në gjykatën e dhomës ndërkombëtare të tregtisë për 44 milionë euro, ndërsa OSHE dhe agjencia kombëtare e ujësjellës kanalizimeve janë paditur respektivisht me 5 dhe 20 milionë euro.

Kjo është hera e parë kur një dokument shtetëror zbulon biznesin gjigant të arbitrazhit, i cili rrezikon të trondis financat e shtetit për shkak të pakujdesive apo korrupsionit të institucioneve, që e kanë ekspozuar vendin përballë pretendimeve stratosferike, transmeton top chanel.

Media ka publikuar kohe me oare rrezikun nga korrupsioni dhe konflikti i interesit ne avokaturen e shtetit. Disa gjyqe te qeverise shqiptare me biznesin kishin per avokate deri familjare te Avokates se Shtetit.

Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY