Basha tregon per studentet levizjen e pare qe do bente ne pushtet

Basha tregon per studentet levizjen e pare qe do bente ne pushtet

86
0
Shares

Cili do të ishte vendimi i parë nëse do të të ofrohej posti i ministrit të Arsimit, kreu i PD, Lulzim Basha i befasuar nga të rinjtë në komunikimin në Instagram pergjigjet: Anullimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, pika e parë e programit të PD për arsimin

Postimi i Bashes:

Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit?
Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.

Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY