U përfol për një lidhje me zv.ministren Kuko, ambasadori Soreca reagon për...

U përfol për një lidhje me zv.ministren Kuko, ambasadori Soreca reagon për herë të parë

194
0
Shares

Para pak kohësh, u aludua fort dhe kishte media qe pretendonin me bindje te madhe se ambasadori Luigi Soreca kishte lidhje me një zyrtare te larte nga qeveria.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka folur për herë të parë për lajmet e shpërndara, të cilat aludonin për një lidhje intime mes tij dhe zv.ministres së Brendshme Romina Kuko.

Soreca ka thënë mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv se nuk ka reaguar ndaj atij lajmi të rremë sepse sipas tij ajo ishte një shpifje e shpërndarë qëllimisht.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër”, u shpreh Soreca.

Ndërkohë, i pyetur për akuzat për korrupsion ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Soreca tha se përgjigjet që ata japin përfaqësojnë institucionet e tyre, jo qëndrime personale.

“Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet”, ka thënë më tej Luigi Soreca, ambasador i BE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY