“Të jeni të sigurt që s’do iu falim”, Artan Hoxha kërcënohet me...

“Të jeni të sigurt që s’do iu falim”, Artan Hoxha kërcënohet me jetë, mesazhi i vjen nga Anglia

306
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha mbremjen e djeshme zbuloi në sy të kryeministrit Edi Rama, një kërcënim me jetë qe mori, ndërkohë që autorët e këtij mesazhi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës së djeshme dhe i kanë bërë foto në ambiente të ndryshme në Tiranë.

Hoxha tha se mesazhi i vinte nga Anglia dhe mesazhdërguesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme.

Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur dhe në drejtim të emisionit Opinion, ku Hoxha kërcënohet që të heshtë dhe që çështja më pas mos të kalojë në personale:

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”.

“Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha.

Mesazhi që i ka shkuar vetë gazetarit: 

“Tani,ke kaq muj qe hedh balt padrrejtesisht mbi familjen ton.tani po na fajson per lidhjeme politikan.per te miren tate ban mir qe sot perball kryeministrrit mos e permenesh ne asnje moment emrin e familjes ton.e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu.ka ardhur koha tmash pergjegjsi” (Mesazhi i pa redaktuar)

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY