Presidenti Meta ‘nxjerr’ nga burgu 175 te denuar

Presidenti Meta ‘nxjerr’ nga burgu 175 te denuar

127
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot ligjin për amnistinë e të burgosurve duke i hapur rruge për 175 të dënuar që të përfitojnë lirinë. Po ashtu, Ilir Meta dekretoi edhe pesë ligje të tjera. Amnistia për të dënuarit u miratua pak kohë më parë në seancë plenare.

Amnistia u kalua me 94 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenime dhe nga ajo do të përfitojnë 175 të burgosur. Ata që do t’i gëzohen amnistisë do të jenë gratë e burgosura, fëmijët e mitur dhe burrat e dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç.

Nga amnistia përjashtohen ata që kanë kryer vepra të rënda penale, si vrasje, pengmarrje, vepra me qëllime terroriste, falsifikime, ata që kanë kryer vepra kundër moralit, familjes, fëmijëve, të dënuarit për krim të organizuar dhe banda kriminale.

Nuk përtitojnë ata që kanë kryer krime seksuale, vepra penale kundër drejtësisë, kundër autoritetit të shtetit etj.. Sic edhe ishte bërë e ditur më herët, nuk do të  përtitojnë gjithashtu dhe ata që janë dënuar për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe disa kategori të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY