PD akuza të forta Ramës: Po merr nën kontroll një tjetër organ...

PD akuza të forta Ramës: Po merr nën kontroll një tjetër organ të pavarur

54
0
Shares

Partia Demokratike i ka drejtuar akuza të forta kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj.

Edi Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj. Emërimi i mercenarëve të tij partiakë në krye të AMA-s, e politizon plotësisht institucionin e projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve”,-u shpreh nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias.

Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar.

Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve.

Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY