Ndryshime në Qeveri, Rama firmos dy emra të rinj

Ndryshime në Qeveri, Rama firmos dy emra të rinj

169
0
Shares

Këshilli i Ministrave emëron dy zëvendësministrat e rij të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në mbledhjen e të enjtes, qeveria miratoi emërimin e Adela Xhemalit dhe Vasilika Vjeros. Kjo e fundit ka mbajtur më herët pozicione të rëndësishme, fillimisht drejtoreshë Tatimesh dhe më pas drejtuese e ARRSH-së

Dy emërimet vinë nga dorëheqjes së Elton Haxhit një ditë më parë, dhe lirimit nga detyra të Erion Luçit në fund të janarit.

VENDIMET 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY