Greqia, ligj per pensionet qe diskriminon qindra mijera shqiptare

Greqia, ligj per pensionet qe diskriminon qindra mijera shqiptare

205
0
Shares

Qeveria greke pritet të prezantojë një projektligj që skualifikon nga pensioni shtetëror personat që nuk kanë qenë rezident në Greqi për 40 vite.

Njoftimi u dha nga gazeta ‘Kathimerini’, nderkohe qe eshte e sigurte se projektligji që do të prezantohet nga Ministria e Punës do të prekë minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë sigurime shoqërore.

Grekët etnikë zhvilluan edhe një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta.

Lajmi për amendamentin u publikua pasi këngëtari dhe lideri i grupit muzikor Melisses, Christos Mastoras, që ka lindur në një fshat te minoritetit grek në jug të Shqipërisë, doli kundër qeverisë.

Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka telefonuar këngëtarin të enjten për t’a informuar për ndryshimet në projektligj.

Me këtë vendim duket shumë e largët dita që Greqia të njohë vitet e punës për emigrantët shqiptarë që kanë punuar në vendin fqinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY