Zbardhet përplasja e armatosur në Shkodër, tentativë për vrasje ndaj 32-vjeçarit

Zbardhet përplasja e armatosur në Shkodër, tentativë për vrasje ndaj 32-vjeçarit

52
0
Shares

Të dhënat nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja  e djeshme ne Shkoder, nuk ka qenë një konflik i çastit, por dy të rinjtë e shpallur në kërkim nga policia i kanë ngritur pritë 32-vjeçarit Taulant Ahmeti.

Burimet flasin për një tentative të mirëfilltë vrasje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti, pasi këtij të fundit i është bërë pritë dhe sapo ka zbritur nga automjeti, në drejtim të tij ka shkuar i armatosur shtetasi Gledis Ustabeqiri, 23 vjeç, i shoqeruar nga Hygert Muçaj, 32 vjeç.

Taulant Ahmeti e ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëherë Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyrë dhe Hygert Muçaj, i cili ka qëlluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Agresorët, pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje iu është përgjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka parë armën, Ustbeqiri ka gjuajtur tre herë, por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur. Më pas janë larguar me mjetin e tyre Benz fouristradë ML me targa AA 250 VH.

Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre, ndersa në polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti, i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe është lënë i lirë. Ai ka refuzuar të flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin, madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikojë personat që e kanë qëlluar pasi kanë pasur kapele dhe syze.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY