Sekuestrohet makina e gazetares Ilda Bejleri, policia jep detajet e aksidentit

Sekuestrohet makina e gazetares Ilda Bejleri, policia jep detajet e aksidentit

241
0
Shares

Ne informacionin e fundit zyrtar qe policia ben publike per mediat, konfirmohet aksidenti i ndodhur dje nga moderatorja e njohur Ilda Bejleri e cila aksidentoi nje 63-vjecare.

Sipas policise, Ildes i eshte sekuestruar automjeti dhe ngjarja eshte konfirmuar nga kamerat e sigurise, ndersa hetimet do te vazhdojne.

REAGIMI I PLOTE I POLICISE

Informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY