‘Pra, kap çfarë të kapësh’, Blushi tregon lëvizjen e Metës: Ligji i...

‘Pra, kap çfarë të kapësh’, Blushi tregon lëvizjen e Metës: Ligji i betimit të gjyqtarëve miratohet në errësirë të plotë

94
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron një bashkëbisedime me gazetarët pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shpreh çudinë që ligji është miratuar në errësirë të plotë vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë. Ndërkohë çudi për Presidencën përbën fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën.

Postimi i Tedi Blushit

Të nderuar kolegë gazetarë!Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY