Nxorri kallashnikovin për të vrarë gruan, forcat e policisë parandalojnë krimin në...

Nxorri kallashnikovin për të vrarë gruan, forcat e policisë parandalojnë krimin në familje

58
0
Shares

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Sipas burimeve, burri ka kërcënuar me armë për ta vrarë bashkëshorten, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.

66-vjecari po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, teksa menjëherë forcat e policise kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B”,-njofton policia.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY