Një i vdekur dhe një i plagosur, arrestohen autorët e dy aksidenteve...

Një i vdekur dhe një i plagosur, arrestohen autorët e dy aksidenteve në Krujë dhe Durrës

90
0
Shares

Policia ka bërë  arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Nërkohë është arrestuar edhe shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY