FOTO/ Ish-deputeti publikon dokumentet: Subashi presion, tu dorëzojnë vulat të zgjedhurve nga...

FOTO/ Ish-deputeti publikon dokumentet: Subashi presion, tu dorëzojnë vulat të zgjedhurve nga ai si kryetar fshatrash

184
0
Shares

Ish-deputeti Luan Baçi disponon dokumenta te cilat vertetojne menyren sesi zgjidhen tani e tutje kryetarët e fshatrave, konkretisht ne rastin e  Fierit.

Sipas asaj qe ish-deputeti mëson, Kryetari i Bbashkise ne Fier, ka dërguar persona te tjere ne emrin e tij per te marre me vule e me firmë zgjedhjen që ata kanë menduar.

Baçi reagon ashper duke u shprehur se kryetaret e fshatrave zgjidhen nga banorët pas  mbarimit të mandateve, dhe kjo sipas tij eshte vjedhja e radhës.

DENONCIMI I PLOTE

Subashi i Bashkis ne Fier, vazhdon te uzurpoj, çdo pushtet, eshte i pangopur, ne babezine e tij.

Nuk terhiqet, para asgjeje, dergon, emisaret, e tij, ne shtepite e Kryetareve te fshaterave, ( shihni foton ) dhe bejne presjon, per te dorzuar vulen qe disponojne nga zgjedhjet e kaluara te pas 2015.

Subashi i bashkise hedh gurin dhe fsheh doren. Nuk firmos asnje shkrese vet, por ka zonjen Peshkpia, qe pasi u stervit mire, ne qeverrisjen e PD, si shefe e finances (nen kupto shefe e vjedhies ) ne Albpetrol, tani menaxhon financat e bashkise dhe si nenkryetare, hedh firmen kuturu.

Drejtuesit e Nj V, verberisht dhe si skellever, te bindur per ate palo rroge, shkojne dhe bejne presion te kryetaret e zgjedhur me vote, qe tju marrin vulen dhe ta kalojne ate, te te perzgjedhurit e Subashit.

Subashajt nuk ndalojne i duan te gjitha.

Zoterinj :Kryetaret e fshaterave jane zgjedhur, nga banoret, e kane marre vulen, nga institucioni, pas nje proçesi te rregullt ligjor.

Ju e dini, qe pas mbarimit, te mandatit, duhet te mblidhen banoret e çdo lagje, te fshatit dhe te zgjedhin nga nje perfaqsues dhe keta perfaqsues, te zgjedhur nga banoret, mbledhen dhe zgjedhin kryetarin. Zbatoni proçesin ne kete menyre dhe pas kesaj, fituesi merr detyren, dhe per rrjedhoj edhe vulen.

Vula nuk te ben kryetar, kryetar te ben vota. Por Subashi i bashkise, si gjithe Subashet, e tjere te Rames e duan pushtetin ne tavolin, e duan me emerim, e duan me te vjedhur.

Te gjithe ju, qe po drejtoni kete maskarade, ne vazhden e maskarades, te vjedhjeve te votave dhe uzurpimit te pushteteve, duke neperkembur dhe varferuar, fieraket dhe Shqiptaret, do te pergjigjen, para drejtesis, per veprimet tuaja. Qytetaret do tju ndeshkojne me gjykimin e tyre te drejte. Ne nuk harrojme .

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY