‘Dorëzohen’ forcat e policisë? Ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të Jan...

‘Dorëzohen’ forcat e policisë? Ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës

51
0
Shares

Duket se rezistenca e të arrestuarve për të dëshmuar për rastin e pengmarrjes dhe më pas vrasjes së Jan Prengës, po vështirëson së shumti gjetjen e trupit.

Një burim i sigurt pranë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deklaroi se FNSH i ka ndërprerë kërkimet pas shumë ditësh kërkime në një zonë të gjerë në Shijak dhe rrethina.

“Ne kontrolluam sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Shijakut dhe pa rezultat”,deklaroi zyrtari i policisë, “tashmë forcat FNSH janë përfshirë në një plan tjetër masash ndaj dhe nuk do kryejmë më kontrolle”.

Ndërkohë të kontaktuar nga Top Channel, zyrtarë të hetimit të vrasjeve pohuan se agjentë të këtij sektori vazhdojnë të jenë në zonë, me shpresën se do zbulojnë gjurmë të tjera që do të mund t’i çojnë tek trupi i pengut të rrëmbyer në 17 janar.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY