Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, shënohen mbi 1000 viktima

Rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi, shënohen mbi 1000 viktima

72
0
Shares

Koronavirusi, që shpërtheu në Kinë në fund të muajit dhjetor 2019, është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa çdo ditë po merr deri në 100 jetë njerëzish.

Mediet botërore raportojnë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në mbi 1100, ku shumica dërrmuese e të vdekurve shënohet në Kinë.

Ndërkohë 175 raste në një anije e cila është në karantinë në Japoni.Po ashtu, 2000 persona të tjerë janë në gjendje alarmi në disa anije të tjera të cilat nuk janë pranuar nga disa porte, edhe pse nuk kanë raste të dyshuara me infektim.

Ndërkohë, janë të infektuar me koronavirus mbi 45 mijë njerëz në të gjithë botën, duke bërë që ky të kalojë prej ditësh edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke lënë mbi 700 të vdekur e mijëra të infektuar.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY