DETAJE/Prova se si manipulohen votat, ministrat e Rilindjes ndërhynë deri tek sondazhi...

DETAJE/Prova se si manipulohen votat, ministrat e Rilindjes ndërhynë deri tek sondazhi online

110
0
Shares

Emisioni “Opinion” mbremjen e djeshme postoi një pyetje në faqen online se cili është ministri më i njohur i qeverisë, por shifrat kanë qenë të paparashikueshme.

Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara. Votat reale në total janë 40.848 vota.

Duke reaguar për këtë fakt, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se ministrat e Rilindjes manipulojnë në mënyrë kolosale votat, ku mbi 300 mije janë “fake”.

Reagimi i Vasilit: “Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash! Edi Rama te emërohet Drejtor i Pergjithshem i Shkolles se Hajduteve! Keta ministrat e paturp te Edi Rames manipulojnë e vjedhin vota me qindra mijëra. Shikoni votimet ne emisionin Opinion. Mbi 300 mije vota te genjeshtra FAKE”.

Si mund të manipulohen votat në një sistem online?

“Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”, tha eksperti i IT, Gentian Progni.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY