VIDEO/”Minishengeni Ballkanik”, Si e justifikoi Rama veten para Albin Kurtit: Jemi për...

VIDEO/”Minishengeni Ballkanik”, Si e justifikoi Rama veten para Albin Kurtit: Jemi për të mirën e Kosovës

60
0
Shares

Teksa Shqipëria ishte vendi i parë që ai vizitoi me marrjen e mandatit, kryeministri i Kosoves Albin Kurti nuk e ka kursyer as deklaratën, se deshiron t’i shohë të dyja vendet sa me afer.

Ne konferencen e perbashket per shtyp, Albin Kurti krahë kryeministrit Edi Rama ka treguar se kerkon nje bashkepunim me te thellë dhe produktiv mes dy shteteve.

“Të formojmë një komision ndërshtetëror që ato 77 marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, të zbatohen por dhe të shtohen. Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin. Me këtë rast dua të falenderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar për përkrahjen e pakursyer ndaj Kosovës. Kosova nuk do ia dilte në luftën apo dhe në paqe ndaj Serbisë pa Shqipërinë. në shekullin e 21 duam të ecim bashkë, shpejt, fuqishëm”,-u shpreh Kurti.

Rama nga ana tjetër, zbuloi se mes dy qeverive do te kete nje mbledhje tjeter, e cila pritet te mbahet ne Shkoder brenda ketij viti.  Teksa gazetaret ngacmuan me pyetje, lidhur me minishengenin Ballkanik, Rama u shpreh se eshte 100% pro Kosovës, ku prioritet per Shqiperine eshte levizja e lire ne Europe.

Për mua, nëse finalizojmë lëvizjen e plotë të njerëzve, dhe pastaj edhe lëvizjen e plotë të mallrave, të kapitaleve e shërbimeve, nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore që të jemi të gatshëm, të angazhuar dhe të qartë në çdo hap, për të hequr kufirin mes të dy shteteve dhe për ta bërë hapësirën e përveçme të secilit shtet një hapësirë të përbashkët lëvizjeje, ndërveprimi, bashkëpunimi.

Në fund, dua të theksoj se ne jemi 100% në mbështetje të Kosovës, në të gjithë betejën për të çuar përpara procesin e njohjes së plotë dhe të afirmimit të plotë përfundimtar si një shtet sovran, demokratik, në të gjitha instancat dhe në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/141718033588041/?t=1

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY