“Tirana duhej të ishte ndryshe”, Këlliçi jo i kënaqur: Kryeqytet eksperimental i...

“Tirana duhej të ishte ndryshe”, Këlliçi jo i kënaqur: Kryeqytet eksperimental i zhytur në korrupsion

49
0
Shares

Në kete pervjetor të 100-të te kryeqytetit te Shqiperise, reagimeve u është bashkuar dhe Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

Ne nje postim në rrjetet sociale, Këlliçi thote se do të donte shumë që qyteti ku ishte lindur dhe rritur të kishte sot një festë dinjitoze për 100-vjetorin e tij.

”Tirana, kryeqyteti ynë, ka qenë gjithmonë qendra e zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të vendit. Por sot, në këtë ditë të veçantë për Tiranën, ajo ndodhet nën thundrën mizore të pushtetit djallëzor të Rilindjes, që e mishëron më së miri Erion Veliaj, politikani i cili nuk ka asnjë lidhje biologjike apo shpirtërore me Tiranën”,-shprehet kreu i FRPD-së.

Me tej ai vazhdon me po te njejta rezerva te shprehet:

Sot duhej të festonim për Tiranën si një kryeqytet europian, por ajo është shumë mbrapa standardeve dhe kryeqyteteve europiane. Tirana, sot është e zhytur në korrupsion e paligjshmëri. Tirana sot vuan për ajër të pastër, për hapësira publike, rrugë të lira, për parqe e lulishte.

Tirana sot duhej të ishte ndryshe, duhej të ishte një kryeqytet i cili të mishëronte përpjekjet më të mira për të kapur zhvillimin e humbur, një kryeqytet që të gjithë do t’a kishin zili, e jo të ishte një kryeqytet eksperimental ku po implementohen të gjitha politikat shkatërruese të përjashtuara nga qytetet e tjera europiane.

Tirana meriton shumë më shumë se sa fasada aktuale, pasi me bujarinë, zemrën e madhe, atdhedashurinë dhe mikpritjen karakteristike, Tirana vijon të jetë ëndrra e çdo të riu, ëndrra e çdo shqiptari. Gezuar Tirana ime ❤“.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY