DETAJE/Ekspertët e OSBE-ODIHR mbërrijnë në Tiranë, roli i tyre në reformën zgjedhore

DETAJE/Ekspertët e OSBE-ODIHR mbërrijnë në Tiranë, roli i tyre në reformën zgjedhore

37
0
Shares

Ekspertët e OSBE-ODIHR ndodhen sot në Tiranë për reformën zgjedhore. Ata do të zhvillojnë takim me Këshillin Politik në orën 17:00 për reformën zgjedhore.

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për  Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i patën kërkuar zyrtarisht OSBE-ODIHR që të dërgojnë një ekspert që do të punojë së bashku me ekspertet vendas në hartimin e drafteve përfundimtare.

Për këtë reformë janë caktuar 6 ekspertë ligjorë për hartimin e reformës, ndër to dy nga opozita joparlamentare, dy nga Komisioni për Reformën Zgjedhore (mazhoranca dhe opozita parlamentare) dhe dy të jashtëm.

Ekspertët e ODHIR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODHIR.

Opozita brenda dhe jashtëparlamentare në Shqipëri, si dhe mazhoranca, kanë premtuar që të mbyllin Reformën para datës 15 Mars.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY