“Zgjedhje në qarqet pa kryebashkiakë”, Balla kërkesë Presidentit Meta: Zgjohu nga gjumi

“Zgjedhje në qarqet pa kryebashkiakë”, Balla kërkesë Presidentit Meta: Zgjohu nga gjumi

427
0
Shares

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, ku është diskutuar për Kongresin që do mbahet në 29 shkurt.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka folur për mediat ku ka treguar detaje nga çfarë është diskutuar. Në një reagim Balla u shpreh se po punohet për rikonstruktimin e partisë, ku do pësojë ndryshime dhe Kodi Zgjedhor i PS, për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu ai pati një mësazh dhe për Presidentin, Ilir Meta, të cilit i tha të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën për zgjedhjet në qarqet pa kryebashkiakë.

” Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj. Meta të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën për zgjedhjet në qarqet pa kryebashkiakë. Unë kam bërë një raportim për Shkodrën dhe shumë shpejt do të kemi një kryetar të degës. Pas datës 29 shkurt do të kemi asamblenë e re dhe kryesinë e re të Partisë. Ai do të jetë edhe një moment që edhe në Shkodër të kemi një drejtues të ri politik”,-tha numri dy i socialisteve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY