Vladimir Gjuta kishte 120 mijë euro me vete, dëshmitarët: Ishte i armatosur

Vladimir Gjuta kishte 120 mijë euro me vete, dëshmitarët: Ishte i armatosur

132
0
Shares

Është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës Vladimir Gjuta. Vladimir Gjuta ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste, ndërkohë që mësohet se është ndaluar nga forcat e gardës që ndodheshin pranë selisë rozë, ku po zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS-së.

Sipas News 24, Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Qytetarët që kanë parë ngjarjen, kanë thënë për News24 se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS, por ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen.

Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro, raporton Top Channel. “E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY