Financohet rruga Shengjin-Velipoje, ja sa para jep banka nderkombetare

Financohet rruga Shengjin-Velipoje, ja sa para jep banka nderkombetare

694
0
Shares

Një hua e BERZH prej 50 milion USD për Qeverine shqiptare pritet të financojë punimet e mëposhtme të rehabilitimit në rrjetin rrugor rajonal dhe lokal të Shqipërisë:

një segment rrugor me gjatësi rreth 10,6 km, përfshirë dy devijime të vogla midis qytetit të Vlorës dhe Orikumit përgjatë bregdetit jugor;

një segment rrugor me gjatësi rreth 13 kilometra, midis qytetit të Shëngjinit dhe fshatit Baks-Rrjoll në afërsi të Velipojës përgjatë bregdetit verior

një segment rrugor me gjatësi rreth 47,1 kilometra, midis fshatit Zgosht dhe Urës së Cerenecit në Shqipërinë lindore.

Investimi do të shoqërohet me masa të mbështetura nga Qeveria e Japonisë, me qëllim sigurimin e mundësive efikase për trajnim gjatë punës gjatë fazës së ndërtimit, për të rinjtë.

Përmirësimet në sigurinë rrugore do të ndjekin rekomandimet për sigurinë rrugore të bëra në një raport auditi të financuar me burimet e BERZH-it.
Projekti i rrugës do të përfshijë gjithashtu masa për përshtatje ndaj klimës, me qëllim rritjen e rezistencës së rrugëve që shpesh i nënshtrohen përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, duke garantuar kështu mbarëvajtje efikase të udhëtimit.

Deri tani, BERZH ka investuar afërsisht 1,4 miliard Euro në 96 projekte në Shqipëri. Strategjia e Bankës në Shqipëri përqendrohet në zhvillimin e sektorit privat, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e investimeve të qëndrueshme energjetike dhe të shëndosha nga ana mjedisore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY