DETAJE/Histori në ceremoninë e Oscar, filmi më i mirë jo në gjuhën...

DETAJE/Histori në ceremoninë e Oscar, filmi më i mirë jo në gjuhën angleze

59
0
Shares
77th ANNUAL GOLDEN GLOBE AWARDS -- Pictured: Bong Joon Ho accepts the award for Best Motion Picture, Foreign Language for "Parasite" at the 77th Annual Golden Globe Awards held at the Beverly Hilton Hotel on January 5, 2020 -- (Photo by: Paul Drinkwater/NBC)

U mbyll dhe kete vit ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve OSCAR.

Për herë të parë një film që nuk flet anglisht ka fituar çmimin si filmi më i mirë.

“PARASITE” ishte filmi më i vlerësuar në këtë natë madhëhtore, me 4 trofe të fituar.

Regjizori Bong Joo Ho kishte bërë një punë mjaft të mirë me filmin, aq sa ia doli të rrëmbente edhe çmimin si regjizori më i mirë, duke lënë pas dy legjenda si Martin Scorcese dhe Quentin Tarantino.

Filmi koreano jugor ka ka lënë gjurmë te shikuesit dhe kritikët, duke u vlerësuar si filmi më i mirë i dekadës së fundit.

Çmimin e aktorit më të mirë e mori Joqauin Phoenix, për rolin e tij në filmin ‘JOKER’.
Filmi ‘1917’ arrit të merrte 3 çmime, ndërsa Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë jo protagonist.

Renee Zellweger rrëmbeu çmimin si aktorja më e mirë protagoniste, ndërsa nuk doli pa trofe as Elton John, që fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Në një natë emocionuese ku nuk munguan edhe këngët nga legjenda të muzikës si EMINEM apo Elton John, apo edhe këngëtarja e re Billie Eilish, u mbajtën homazhe edhe për artistët që humbën jetën në vitin që lamë pas.

Kjo është lista e plotë me fituesit e çmimeve OSCAR:

Filmi më i mirë – “Parasite” — Kwak Sin Ae dhe Bong Joon Ho
Aktorja më e mirë në rol protagonist – Renee Zellweger
Aktori më i mirë në rol protagonist – Joaquin Phoenix
Regjizori më i mirë – Bong Joon Ho
Kënga më e mirë origjinale – Love me Again nga “Rocketman”, Muzika nga Elton John
Filmi më i mirë ndërkombëtar – Parasite
Makeup dhe Hairstyling – “Bombshell” — Kazu Hiro, Anne Morgan dhe Vivian Baker
Efektet Vizuale – “1917” — Guillaume Rocheron, Greg Butler dhe Dominic Tuohy
Editimi më i mirë – Ford v Ferrari
Kinematografia më e mirë –  ‘1917’
Miksimi më i mirë i muzikës – “1917” — Mark Taylor dhe Stuart Wilson
Kënga më e mirë – “Ford v Ferrari” — Donald Sylvester
Aktorja më e mirë jo protagoniste – Laura Dern — “Marriage Story”
Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër – “Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)” — Carol Dysinger dhe Elena Andreicheva
Dokumentari më i mirë – American Factory” — Steven Bognar, Julia Reichert dhe Jeff Reichert
Dizajni më i mirë i kostumeve – “Little Women” — Jacqueline Durran
Dizajni më i mirë i produksionit – Once Upon a Time … In Hollyëood” —Production Design: Barbara Ling; Set Decoration: Nancy Haigh
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër – “The Neighbors’ Window” — Marshall Curry
Skenari më i mirë i përshtatur – “Jojo Rabbit” — Taika Waititi
Skenari më i mirë origjinal – “Parasite” — Bong Joon Ho, Han Jin Won
Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër – Hair Love
Filmi më i mirë i animuar – Toy Story 4

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY