“Pse investimet e huaja i merr Serbia e Maqedonia e Veriut”, Basha:...

“Pse investimet e huaja i merr Serbia e Maqedonia e Veriut”, Basha: Shqipërinë po e shkatërron korrupsioni

54
0
Shares

Lideri i demokratëve Lulzim Basha teksa ka reaguar në “Twitter” pas deklaratave nga përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, rithekson dhe njehere se korrupsioni është ai që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.

Kreu i PD-së, nënvizon se potenciali i vendit për të thithur investime po shkatërrohet nga “një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit”.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha në Twitter.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

Që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme”, tha Jaço, ndërsa u ndal te Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi zyrtari i lartë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY