AXHENDA/Komisioni i Venecias sërish në Tiranë, këtë herë për paketën Antishpifje

AXHENDA/Komisioni i Venecias sërish në Tiranë, këtë herë për paketën Antishpifje

44
0
Shares

Sot, në Tiranë, nis takimet një delegacion i Komisionit të Venecias, lidhur me  Paketën Antishpifje.

Kjo e fundit u kundërshtua shumë nga organizatat mediatike dhe në momentin kur Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim, Këshilli i Europës vlerësoi se ishte koha e duhur që këto dy ligje të përmirësoheshin.

Këshilli i Europës e dërgoi çështjen në Komisionin e Venecias dhe pas tij të njëjtën gjë bëri edhe OSBE, e, për këtë qëllim, misioni faktmbledhës do të nisë sot turin e takimeve me palët e ndryshme lidhur me këtë ligj.

AXHENDA

Delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve do ta nisin me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, në orën 9:15. Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës.

Sakaq, në ditët në vijim, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të takohen edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë.
Pas takimit me kreun e shtetit, delegacioni ka të planifikuar edhe një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Ligji për AMA-n, pjesë e Paketës Antishpifje, u shty për një kohë të dytë. Vendimi u mor nga maxhoranca, e cila vendosi ta rrëzojë dekretin e Metës për kthimin e ligjit për AKEP, ndërsa për atë të AMA-s, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, nga seanca plenare deklaroi se çështja do duhet të presë derisa të merret një vendim nga Komisioni i Venecias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY