Stuhia Kiara bllokon Britanine, ndalin levizjet dhe nisin emergjencat

Stuhia Kiara bllokon Britanine, ndalin levizjet dhe nisin emergjencat

113
0
Shares

Ne Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget pasi stuhia Kiara me forcë uragani e ka goditur ishullin me një forcë të regjistruar prej 129 km/h.

Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë shpallur publikisht lajmërimin e ndërprerjes së udhëtimeve. 20 të tjera i kanë sinjalizuar pasagjerët që do të ketë vonesa sepse parashikohet që erërat e forta do të dëmtojnë rrjetet elektrike dhe do të sjellin pengesa të rënda nëpër binarë.

Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.

Ndërsa kompania “British Airëays” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anulluar disa udhëtime. Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë.

Agjensia meteorologjike ka sinjalizuar 22 momente emergjence, dhe 149 njoftime rreziku për përmbytje.

Sipas sinoptikanëve shqiptarë, stuhia në fjalë pritet të godasë edhe vendin tonë gjatë mesjavës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY