Der Spigel: Ballkani i sunduar nga autokrate, Albin Kurti nuk eshte i korruptuar

Ndaje

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel”, në një analizë të botuar të dielën shkruan se Kosova ka ndyshuar, nga nje vend ku deri më tani kanë qeverisur ish-komandantët e korruptuar dhe klanet e tyre në një shtet ku qeveria ka legjitimitet.

“Në fillim të javës postin e kryeministrit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës më 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën”, shkruan “Der Spiegel” duke vazhduar: “Ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar në një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE duhet ta shohë”.

Der Spiegel” kujton biografinë politike të Kurtit si lider studentor, i burgosur politik në Serbi dhe si aktivist i majtë kundër establishmentit politik në Kosovë. VV dhe LDK në zgjedhjet e tetorit kanë fituar një shumicë të dukshme. Kurti, sipas “Der Spiegel”, konsiderohet i pakorruptuar.

Edhe Vjosa Osmani paralajmëron një kthesë radikale. Ajo është kryetare e parlamentit dhe pas kryetarit të shtetit përfaqësuesja e dytë më e lartë e vendit. “Kosova është një demokraci fragjile. Nuk kemi drejtësi të pavarur”, i tha ajo revistës gjermane. Osmani kritikon korrupsionin e elitave dhe ngjashëm si Kurti edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji. “Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin”, deklaroi Vjosa Osmani.

Në aspektin e brendshëm qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të pastrojë sistemin nga gjykatësit dhe prokurorët e padenjë për postet e tyre. BE duhet të mësohet me një qeveri që do të ketë vetëbesim, shkruan “Der Spiegel”.

Revista nuk pret normalizim të shpejtë me Serbinë. Kurti hedh poshtë shkëmbimin e territoreve, Osmani thotë se parakusht për dialog është njohja e Kosovës nga Serbia dhe trajtimi juridik i krimeve serbe të luftës. “Nuk do të ketë paqe me Serbinë pa drejtësi për dhjetëra-mijëra viktima shqiptare të luftës”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës. “BE duhet ta ketë parasysh se presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohon gjenocidin dhe të tërheq konsekuencat e duhura”./ Koha.net

 

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje