Sekuestrohen 10 automjete luksoze në Gjirokastër, ndalohen 9 persona pas kontrolleve

Sekuestrohen 10 automjete luksoze në Gjirokastër, ndalohen 9 persona pas kontrolleve

67
0
Shares

Policia ka vijuar që nga mbrëmja e djeshme një sërë kontrollesh në hyrje daljet e qyteteve të vendit, në kuadër të parandalimit të personave të dyshimtë dhe të lidhur me kriminalitetin.

Sipas burimeve, mësohet se në Gjirokastër, është kryer një operacion ku bëhet me dije se janë ndaluar e sekuestruar 10 mjete luksoze.

Makinat paraqisnin probleme me dokumentacionin, nedërsa në polici janë shoqëruar 9 persona. Identitetet e të ndaluarve ende nuk janë bërë me dije.

Një ditë më parë në Gjirokastër ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili pas analizës vjetore kërkoi dhe ngritjen e pikave të kontrollit për të ndaluar personat në kërkim si dhe bllokimin e mjeteve pa dokumentacion.

Policia ka shtuar përpjekjet për të ndaluar persona të lidhur apo të dyshuar si të lidhur me botën e krimit, në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, e pagëzuar nga qeveria dhe me një akt normativ i njohur si ‘Anti- KÇK’.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY