Lëvizte i armatosur, policia i vihet pas “Benz”-it në Lezhë

Lëvizte i armatosur, policia i vihet pas “Benz”-it në Lezhë

48
0
Shares

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli”, në pranga ra shtetasi me inicialet V. V.

Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga 55-vjeçari.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY